Kronikë

Masakra e Lushnjes/Kush janë kriminelët që kërkonte sot Policia, vrasjet për të cilat akuzohen

               Publikuar në : 17:20 - 14/09/18 user

Update/Policia e Shtetit, RENEA dhe FNSH, mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar në  fshatin Rremas të Lushnjes, në një aksion për kapjen e personave të shumëkërkuarve Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Të dy djemtë janë të njohur për një sëre veprash kriminale, si dhe janë autoret e dyshuar të masakrës së 11 shtatorit 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

Laert Haxhiu është akuzuar dhe si autor i vrasjes së 29 vjeçarit Gerti Lala. Ngjarja ku i riu që njihej me nofkën “Iriqi” mbeti i vrarë, ndodhi më 8 korrik të vitit 2010.

Për këtë krim, Laert Haxhiu u dënua me 32 vjet burg, por me vendim të Gjykatës së Apelit ai u lirua pas tri vitesh. Lirimi i tij u argumentua për mungesë provash.

Pasi doli nga burgu në fund të 2014-s, ai u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 në Durrës, për trafik heroine, gjatë operacionit të koduar “Smart”, ku u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg heroinë.

Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi

Gjatë operacionit për arrestimin e tij, Laert Haxhiu tentoi të arratisej dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën.

Gjykata e Durrësit e dënoi Haxhiun për moskallëzim krimi, duke dhënë 17 muaj burgim për të, pavarësisht se Prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin e tij me 8 vite burg si i përfshirë në trafik droge.

Haxhiu rezulton se ishte shoku i ngushtë i Saimir Taullaut. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau, është ekzekutuar me armë zjarri.

Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares dhe akuzuar prestarët e kësaj bande për vrasjen e tij në vitin 2005. Babai i Xhulios, Ramadan Shkurti, u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndërkaq, bashkëpunëtori i Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017, Orges Bilbili, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili. Bashkë me dy të plagosurit ka qenë edhe Zamir Latifi, i cili asokohe nuk pësoi plagë.

Shkëmbimi me armë zjarri, RENEA aksion për kapjen e autorëve të masakrës së Lushnjes

Policia ka dhënë detaje për aksionin në fshatin Remas në Divjakës si dhe plagosjen e të moshuarit Haziz Lika. Policia bën me dije se Haxhi Lika doli në dritare me armë gjahu dhe nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë. Sipas policisë në banesën e Haxhi Likës strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh. Në këto kushte, efektivët qëlluan në ajër dhe i bënë sërish thirrje Haxhi Likës që të dilte nga banesa.

Kështu deklaron policia në një reagim për mediat, për ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të premteje, ku i plagosur mbeti pikërisht 77-vjeçari Haxhi Lika. Rreth orës 05:30, forcat speciale të RENEA-s ndërmorrën një operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ndër to ishte edhe banesa e 77-vjeçarit Lika, pasi sipas policisë, disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy persona të dyshuar si autorë vrasjesh.

Po sipas kësaj të fundit, Lika është dëmtuar në kokë në rrethana ende të paqarta. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat. Nga ana e tyre, familjarët e Likës pretendojnë se ai u plagos nga forcat RENEA, gjatë kohës që flinte gjumë. Banorët e akuzuan policinë gjithashtu për dhunë fizike ndaj tyre.

Ndërkohë, tvklan.al ka mësuar se forcat speciale RENEA e ndërmorën operacionin e paradites së sotme në Remas të Lushnjes, pas dyshimeve se në këtë fshat fshiheshin autorët e masakrës së Lushnjes.

Në kërkim për vrasjen e dyfishtë, të ndodhur me 11 Tetor të vitit të shkuar, vijojnë të jenë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Ata akuzohen si personat që ekzekutuan në qendër të Lushnjes, Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifit.

Laert Haxhiu rezulton person me të shkuar kriminale pasi është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e Gerti Salës i njohur si “Iriqi”, në Korrik të vitit 2011. Atij i faturohet edhe një tentativë vrasje në 2016-ën.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Ne zbatim te Planit Operacional per kapjen e personave me rrezikshmeri te larte shoqerore per vepren penale te vrasjes, forcat speciale RENEA. Rreth ores 05.30 kane ushtruar disa kontrolle banesash ne fshatin Rremas te Lushnjes. Nder to edhe banesen e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se ne kete banese strehoheshin dy shtetas te dyshuar si autore vrasjesh.

Ne momentin qe Policia ka bere rrethimin e baneses dhe konform gjithe procedurave standarde te nderhyrjes, shtetasi H.L nuk i eshte pergjigjur thirrjes se Policise, por ka dale ne dritare me nje arme ne dore (rezultoi arme gjahu).
Ndodhur ne keto kushte Polcia ka qelluar ne ajer duke i bere thirrje perseri shtetasin H.L., per te dale nga banesa. Ne rrethana ende te paqarta shtetasi H.L eshte demtuar ne koke dhe ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Eksperti mjeko-ligjor po punon per percaktimin e shkakut te demtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u ben thirrje gjithe qytetareve te ndihmojne Policine per kapjen e personave me rrezikshmeri te larte shoqerore si dhe t’i pergjigjen thirrjes se Policise duke zbatuar kerkesat dhe urdhrat e saj. Nga ana tjeter, Policia falenderon qytetaret per ndihmen dhe bashkepunimin, duke besuar fort se te gjithe bashke e bejme kete vend me te qete e te sigurt.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu