Futboll

Manchester City “mbret” i shpenzimeve në merkato

               Publikuar në : 01:01 - 13/02/18 Enno

Manchester Citay është skuadra më e shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi në merkato kanë shpenzuar plot 878 milionë euro. Në raportin e publikuar nga CIES Football Observatory rezulton se kryesuesit e Premier League janë ekipi që kanë shpenzuar më shumë se çdo ekip tjetër në Evropë, pas blerjes së Aymeric Laporte për shifrën rekord 65 milionë euro në janar.

Investimi i City-t ka eklipsuar atë të Paris Saint-Germain. Skuadra franceze ka kushtuar 805 milionë euro, me më shumë se çerekun që është shpenzuar për blerjen rekord të Neymar për 222 milionë euro.

Manchester United është renditur në vend të tretë me 747 milionë euro të shpenzuara, përpara Barcelona-s (725 milionë euro), Chelsea (592 milionë euro) dhe Real Madrid (497 milionë euro).

Në total, 42 nga 98 klubet kanë kaluar shifrën 100 milionë euro të transferimeve, me Troyes është në fund të renditjes me 2 milionë euro skuadër.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu