Bota

“Madagaskari tërheq njohjen e Kosovës”, reagon MPJ: Propagandë e Serbisë

               Publikuar në : 14:37 - 07/12/18 S.N

Mediat serbe kanë raportuar se një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës. Sipas tyre, ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, ka njoftuar se Republika e Madagaskarit ka vendosur ta tërheqë vendimin e saj për njohjen e Kosovës.

“Kemi pranuar notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Madagaskarit, me të cilën jemi njoftuar se me 5 dhjetor, Republika e Madagaskarit ka marrë vendim që ta tërheqë njohjen e Kosovës”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç.

Por menjëherë pas këtij lajmi ka ardhur reagimi i këshilltarit politik të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Fatmir Haxholli. Ky i fundit përgënjeshtroi këtë lajm teksa foli për Telegrafin. Hoxholli tha se MPJ e Kosovës nuk afirmon të ashtuquajturën praktikën e çnjohjes të promovuar nga Serbia përmes lajmeve të rreme dhe propagandës që njëherësh janë tregues i pafuqisë së saj.

“Për politikën e jashtme dhe diplomacinë, është me rëndësi forcimi i lidhjeve me të gjitha shtetet duke përfshirë edhe Madagaskarin”, ka shtuar Haxholli.

Sipas tij ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është në një mini-turne në vendet afrikane dhe për momentin po qëndron në Madagaskar, ku ka takuar presidentin dhe personalitete të këtij shteti.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT