Sport

Luiza Gega nuk ia del dot, ngec jashtë zonës së medaljeve

               Publikuar në : 21:44 - 12/08/18 user

Luiza Gega nuk ia doli të futet në zonën e medaljeve, në garën e 3000 metrave me pengesa, në Kampionatin Europian të Atletikës, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Atletja shqiptare tentoi deri në fund që të mbërrijë e treta, por nuk ia doli, ndërsa vlen të theksohet se në pjesën e fundit të pistës, u pa të vraponte duke çaluar.

Luiza Gega e përshkoi distancën prej 3000 metrash me pengesa për 9 minuta, 24 sekonda e 78 të qindtat, ndërsa kampione u shpall gjermania Gesa-Felicitas Krause dhe podiumi u kompletua nga një atlete zvicerane dhe një norvegjeze.

Më herët garoi edhe atleti shkodran Izmir Smajlaj, në disiplinën e kërcimit së gjati, por u rendit vetëm në vendin e gjashtë, ndërsa pati edhe kontestime mbi regjistrimin e rezultatit të kërcimit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu