Futboll

Lila largohet nga grumbullimi, niset me ‘urgjencë’ drejt Janinës

               Publikuar në : 19:48 - 11/10/18 Enno

Andi Lila është lojtari me më shumë prezenca në kombëtaren shqiptare nga lojtarët e grumbulluar nga Panucci dhe padyshim një ndër futbollistët me më shumë eksperiencë. Por duket se trajneri italian nuk duhet ta llogarisë Lilën në formacionin e së dielës përballë Izraelit, pasi ai është larguar nga grumbullimi. Mund të jetë një problem për Kombëtaren, por një lajm shumë i mirë për lojtarin.

Lila është bërë baba për herë të dytë, pasi bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një vajzë që ja vendosën emrin Axa. Lojtari ka udhëtuar sot drejt Janinës dhe ndoshta kjo vë në dyshim prezencën e tij në ndeshjen me Izraelin. Normalisht lojtari duhet të kthehet ditën e nesërme, por gjithçka mbetet për t’u parë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu