Kryesore

Librat falas përçajnë qytetarët: Jemi hallexhinj, kënaqemi dhe me pak!

               Publikuar në : 17:42 - 14/09/18 S.N

Ditën e hënë në 17 shtator nis shkolla, ku me mijëra nxënës në të gjithë Shqipërinë do të nisin vitin e ri akademik. Ky vit me një risi, nxënësit nga klasa e parë në të katërtën i kanë përfituar librat falas. Por, kjo gjë ka ndarë pikëpamjet e prindërve mbi këtë çështje. Sipas disave kjo është gjë e mirë, pasi kështu fëmijët disiplinohen. E për të tjerët ajo çka është dhuruar nuk mund të kthehet më pas.

“Ne jemi hallexhinj, ndaj edhe pak është mirë për ne. Sigurisht që do të doja që librat të ishin falas deri në fund dhe pa detyrimin për t’i kthyer. Kjo është më e arsyeshmja, pasi fëmija nuk di ta administrojë e ta mbajë në rregull librin.

“Në këtë mënyrë fëmijët edukohen më mirë dhe atë çka ti merr duhet ta mbash mirë, e të kujdesesh për të. Kjo bën që edhe fëmija të jetë më i përgjegjshëm.”

“Fëmijët e sotëm i ruajnë librat, pasi nuk mësojnë shumë. E shpenzojnë kohën me celularin, ndaj as nuk i hapin fare librat.”

Edhe për të rinjtë, kjo është e pamundur pasi përgjithësisht fëmijët nuk bëjnë shumë kujdes kur bëhet fjalë për librat. Ndaj, sipas tyre në fund të vitit prindërit më siguri do të paguajnë përsëri.

“Nuk besoj se mund ta mbajë, pasi ai është një fëmijë. Nuk di si ta mbajë e çfarë të bëjë me librin. Prandaj, ai sigurisht që do ta grisë apo shkruajë mbi të.”

“Të dy vëllezërit e mi i kanë marr falas. Por, unë nuk mendoj se ata do t’i mirëmbajnë. Sepse ata nuk i mbajnë dot aq në rregull sa për t’i rikthyer përsëri vitin tjetër. Prandaj duhet t’i paguajmë në fund të shkollës.”

Por, debati mbi dhënien falas të librave deri në klasën e katërt, hapi një tjetër çështje. Prindërit ankohen se librat nga klasa e pestë dhe sipër, janë shtrenjtuar. Sipas kryeministrit Rama, është e vërtetë që disa botime janë me çmim më të lartë se vitet e kaluara. Por, kjo ndodh sepse janë me cilësi më të mirë.  Mirëpo, përsëri shumë familje mes lotëve thonë se ky vendim ka prekur ekonominë e tyre dhe janë duke sakrifikuar për t’i blerë edhe librat fëmijëve të vetë.

“Çmimet kanë ndryshuar ndjeshëm me vitin e kaluar. Pa librat të cilët mungonin, djali harxhoi dje 60 mijë lekë të vjetra. E unë tani numëroj kusurin dhe shpresoj të na dalin për të blerë edhe ato libra të cilët mungojnë. I thashë që do bëjmë si do bëjmë, por nuk e di ku t’i gjej lekët.”

“Këtë vit librat janë më të shtrenjtë se më parë. Nuk është aspak e drejtë, por nuk kemi ku të shkojmë, duhet t’i blejmë patjetër. Ndaj do të sakrifikojmë diku, për t’ia blerë fëmijëve, pasi ata janë të parët.” TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu