Kronikë

Lezhë/ Celularë në burg me anë të topit, policia zbulon planin

               Publikuar në : 14:00 - 12/10/18 S.N

Një tjetër metodë e çuditshme për futjen e sendeve në ambientet e burgut është zbuluar sot në Lezhë.

Persona të paidentifikuar kanë tentuar të fusin celularë nëpërmjet një topi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën e ajrimit, ku është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë.

Punonjësit e shërbimit e kanë bllokuar topin menjëherë. Pas kontrollit, brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit.

Kthehu