Kryesore

Lëvizjet e bujshme/ Trump shkarkon Rex Tillerson, një grua në krye të CIA-s

               Publikuar në : 14:01 - 13/03/18 S.N

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, pas një serë mosmarrëveshjes mes tyre.

Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, me anë të një postimi në Twitter.

Jo vetëm kaq, por ndryshime janë bërë edhe në postin e kreut të CIA-s, ku ky post tashmë i është besuar për herë të parë një femre, pikërisht Gina Haspel.

Ndërkohë, kreu i CIA-s, Mike Pompeo ka marrë postin që mbante deri më tani Tillerson, teksa është emëruar Sekretari i Shtetit.

“Mike Pompeo, drejtor i CIA-s do të bëhet Sekretari i ri i Shtetit. Ai do të bëjë një punë fantastike! Faleminderit Rex Tillersonit për shërbimin e tij! Gina Haspel do të bëhet drejtore e CIA-s dhe femra e parë e zgjedhur në këtë post. Urime të gjithëve!” TIRANA TODAY

Kthehu