Kryesore

Letra fatale e Sllobodan Millosheviçit: Rusët e lanë të vdiste në burgun e Hagës

               Publikuar në : 17:29 - 09/08/18 user

E përjavshmja serbe “Nedelnjik”,  ka publikuar përmbajtjen e letrës fatale që kishte lënë Sllobodan Millosheviçit, një ditë para vdekjes së tij në burgun e Hagës. Përmbajtjen e  saj e ka zbuluar një prej avokatëve më të mirë serbë që ka asistuar ish-presidentin serb, ndërkohë që përballej me akuzat për “krime kundër njerëzimit”.

Sipas të përjavshmes serbe, Sllobodan Millosheviçi i ka shkruar një letër shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, pikërisht për braktisjen që Moska i kishte bërë atij, duke e “shitur” tek perëndimorët sipas Millosheviçit.

Avokati Zdenko Tomanoviç, duke folur për numrin e ri të revistës javore serbe, zbulon takimin e fundit me njeriun që mori përsipër rolin e kasapit të kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve që jetonin në hapësirën e Jugosllavisë.

“Një ditë para se të gjendej i vdekur në qeli, Millosheviçi më kërkoi të shkoja më shpejt aty, mori një laps e letër dhe e shkroi me dorë. Më kërkoi më pas që ta dorëzoja në ambasadën ruse në Holandë, me kërkesën që ajo t’i dorëzohet ministrit rus, Sergei Lavrov. Në letër, ai u ankua se ai ishte duke u helmuar në Tribunalin e Hagës dhe i kërkoi Rusisë për ta mbrojtur dhe për të shpëtuar atë”, rrëfen avokati.

Një ditë më pas, Millosheviçi u gjet i vdekur. Tomanoviç ishte i vetmi shtetas i Serbisë që e pa Millosheviçin të vdekur në qelinë e tij.

“Nedelnjik” intervistoi Tomanoviçin pikërisht pas vrasjes së kolegut të tij, avokatit Dragoslav Ognjanoviç – Misa.

Tomanoviç ishte qartësisht i zhgënjyer dhe dha dorëheqjen. “Misa u vra vetëm për shkak se ai ishte një avokat. Dhe në këtë moment, kjo është e vetmja gjë e rëndësishme. Për fat të keq, elitat tona politike dhe mediatike janë të kriminalizuara. Kjo krijon një atmosferë që relativizon rëndësinë e kësaj vrasjeje. Të vrasësh një avokat vetëm për shkak se po bënte punën e tij shkon përtej forcës së të gjithë numrave që na ofrohen. Barazia dhe siguria e çdo qytetari nuk sigurohet duke transferuar përgjegjësinë në disa kohë të kaluara”, tha ish-avokati i Millosheviçit, duke akuzuar egërsisht Beogradin se ka dorë jo vetëm në vrasjet e sotme që po ndodhin në kryeqytetin serb, por edhe në larjet e hesapeve në të kaluarën.

Në një intervistë të gjerë, Tomanoviç foli edhe për gjyqësorin në Serbi dhe të gjitha defektet e tij, ndikimin e politikës dhe medias mbi ligjin, mbrojtjen e Millosheviçit, lidhjen e mafies me politikën, por edhe me figura të njohura si Aleksandar Tijaniç, Bogdan Tirnaniç, Miroslav Mishkoviç, Milan Beko apo edhe Emir Kusturica.

Ish-avokati i Sllobodan Millosheviçit nuk ka folur shumë.“Sllobon e vranë”? Kush? “Nuk e di, por Rusia nuk e mbrojti”, thotë ai…./Tirana Today/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu