Shko tek mjeku

Largoni toksinat nga zorra e trashë me këtë recetë magjike

               Publikuar në : 20:42 - 15/08/18 user

Numri i njerëzve të diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë po rritet dita-ditës. Pirja e duhanit apo konsumimi i alkoolit, tejkalimi i vakteve, ushqimet fast food dhe një dietë e varfër janë disa nga arsyet që çojnë në zhvillimin e këtij lloji kanceri.

 Artikulli do t’ju mësojë në vijim se si të përgatisni një recetë që do të shërbejë për eliminimin e toksinave dhe papastërtive nga zorra e trashë dhe trupi.

Kjo alternativë është e mirë sepse nuk përmban kimikate dhe nuk shkakton efekte anësore.

Përbërësit:

  • 1 mollë,
  • 1 gotë ujë,
  • 1 lugë gjelle mjaltë,
  • 1 lugë çaji fara lini,
  • 1 lugë çaji fara chia.

Lani mollën dhe priteni atë në copa. Në blender shtoni mollën, ujin dhe mjaltin, që të krijohet një masë homogjene. Pasi të keni përzier këto përbërës, shtoni farat chia dhe farat e linit dhe përziejini mirë me një lugë.

Konsumojeni këtë pije vetëm një herë në ditë për rreth tri javë dhe do të shihni efekte në fare pak kohë. Shëndeti juaj i përgjithshëm do të përmirësohet, sepse të gjitha toksinat në zorrën e trashë do të eliminohen. Metabolizmi juaj gjithashtu do të përmirësohet, gjë që do të çojë në humbjen e peshës./Shije.al/

Kthehu