Futboll

Largohet nga grumbullimi “i kritikuari” ndaj Jordanisë dhe Ramadani i dëmtuar, vijnë…

               Publikuar në : 11:50 - 12/10/18 S.N

Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtare. Dy lojtarët do të vijojnë me fazën riaftësuese, pasi kanë pasur probleme fizike pas ndeshjes me Jordaninë. Lajmin e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit, që bën me dije se dy lojtarët kanë pësuar tërheqje muskulare gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë.

Ndërkohë trajneri Christian Panucci ka kryer menjëherë zëvendësimet. Brenda ditës së sotme skuadrës do t’i bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor ora 20:45 në Izrael.

Shqipëria sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se Veseli ishte lojtari më i kritikuar nga Panucci gjatë ndeshjes me Jordaninë.

Kthehu