Kryesore

“Lamtumira” nga CDU/ Merkel shpërthen në lot, brohoritje dhe duartrokitje për “gruan e hekurt”

               Publikuar në : 15:23 - 07/12/18 user

Kancelarja gjermane Angela Merkel shënoi 18-vjetorin e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) me një fjalim lamtumire në të cilin u kërkoi anëtarëve të bashkohen dhe hapin një kapitull të ri.

Merkel kujtoi se papritur ajo erdhi në krye të CDU në vitin 2000, në kohën kur kjo forcë ishte në një krizë të madhe.

Pas përfundimit të fjalës, anëtarët e CDU mbajtën duartrokitje që zgjatën deri në 9 minuta dhe shumë prej tyre mbanin banderola me mesazhin “Faleminderit shefe!”.

Ovacionet e pazakonta shkaktuan lot në sytë e kancelares gjermane.

Merkel tha se “CDU sot është ndryshe nga ajo që ishte në vitin 2000” dhe se është një gjë e mirë.

Qeverisja disavjeçare e Merkelit konsiderohet si ndër më të suksesshmet në historinë e pasluftës për Gjermaninë. Ky vend, nën udhëheqjen e Merkelit, jo vetëm nuk u prek nga kriza botërore por u shndërrua ekonomikisht në lidere të Europës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu