Kryesore

Lajmi i fundit/ Vazhdojnë prangat për Bularatin; Shkon në 8 numri i të ndaluarve, ja emrat

               Publikuar në : 18:55 - 08/11/18 lm

Mbrëmjen e sotme polica në Gjirokastër ka ndaluar një numër të madh të ekstremistëve grekë që morën pjesë në varrimin e Kostandinos Kacifas në Bularat.

Personat e ndaluar janë: Babis Karathanos,  Christos Doutsis, Thomas Stefos,  Andreas Kourtis , Elias Thanos, Konstantinos Gizelis, Pyrros Panagiotis.

Gjithashtu, në mes të arrestuarve është dhe kushëriri i Kostandinos Kacifas.

Një tjetër burim për Tirana Today konfirmon se janë arrestuar edhe dy shqiptarë për tubim të paligjshëm.

Babis Karathanos është kryetar i Bashkimit Qendror të Epirit të Veriut, Thomas Stefos ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Komisionit të DEEUM, Christos Doutsis, ish-zyrtar i lartë i Dropolit të Sipërm, Andrea Kourti, këshilltar i Bashkisë Ilioupolis.

Kthehu