Kryesore

Lajmi i fundit/ Ndalohet nga policia ekstremisti grek Babis Karathanos

               Publikuar në : 18:06 - 08/11/18 lm

Mediat greke shkruajnë se policia shqiptare ka arrestuar në Gjirokastër ekstremisti grek Babis Karathanos. Gjithashtu janë arrestuar dhe tre ekstremistë të tjerë të grupit për “Epirin e Veriut”.

Në stacionin e policisë në Gjirokastër janë të katër drejtuesit e lartë të komunitetit grek për Epirin e Veriut. Ata janë pyetur nga policia shqiptare për praninë e tyre në Bularat. Të arrestuarit janë Babis Karathanos , Kryetar i Bashkimit Qendror të Epirit të Veriut, Thomas Stefos ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Komisionit të DEEUM, Christos Doutsis, ish-zyrtar i lartë i Dropolit të Sipërm, Andrea Kourti, këshilltar i Bashkisë Ilioupolis.

Deri tani nuk ka informacione nga policia shqiptare për arsyen e marrjes në pyetje.

Kthehu