Shko tek mjeku

Ky është shkaktari kryesor i ulçerave të gojës dhe ja si t’i kuroni ato!

               Publikuar në : 19:34 - 21/09/18 user

Ulçerat e gojës janë një problem i zakonshëm, gjithsesi shkaktojnë shumë parehati dhe dhimbje. Ato janë në ngjyrën e bardhë dhe anët e saj janë të rrethuara me të kuqe. Zonat e inflamuara zakonisht ndodhen në buzë, faqe, te mishrat e dhëmbëve ose poshtë gjuhës. Ulçerat e gojës zakonisht ndodhin për shkaqe të ndryshme por ja se cilat janë dy arsyet kryesore:

 Ulçera “minor”

Ulçera minor është rasti më i zakonshëm i ulçerave dhe ndodh 80% të rasteve. Proçesi i shërimit zakonisht kërkon 7 deri në 10 ditë.

Ulçera “major”

Ulçerat major janë rastet më të rënda të kësaj lloj sëmundje dhe zakonisht janë shumë të dhimbshme dhe shkaktohen nga ndonjë infeksion ose herpes simplex. Në këtë rast ato përsëriten si plagë me kalimin e kohës dhe kryesisht u ndodh më shumë femrave sesa meshkujve.

Ja disa nga shkaktarët kryesor të ulçerave të gojës:

  • Kushte jo higjenike dentare
  • Stres
  • Alergjitë e ushqimit
  • Pickimet e insekteve në buzë dhe faqe.
  • Infeksionet e herpesit.
  • Mungesë e vitaminës B12 dhe C si dhe mungesë hekuri
  • Sëmundjet e lëkurës

Si t’i kuroni? Në një enë me ujë shtoni një lugë me farat e korianderit dhe lëreni të ziejnë për pak. Përdoreni përzierjen e përgatitur për të shpëlar gojën 3 deri 4 herë në ditë. Përsëriteni këtë mjekim deri sa ta shikoni që plagët janë qetësuar./shije.al /

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu