Shko tek mjeku

Ky është kremi natyral që heq kallot nga këmbët!

               Publikuar në : 13:07 - 13/09/18 user

Cilido që të jetë shkaku i krijimit të kallove në këmbë është thelbësore t’i kushtoni vëmendje dhe kujdes, pasi ato mund të shkaktojnë kërpudha, aromë të pakëndshme, madje edhe sëmundje të ndryshme.

 Lajmi i mirë është se ka disa formula natyrale që mund të ndihmojnë në eliminimin e tyre, duke i kthyer këmbëve bukurinë e mëparshme. Le t’i zbulojmë së bashku:

1. Krem natyral me hudhër dhe vaj

Një nga përbërësit më të mirë për kujdesin dhe shëndetin e këmbëve është hudhra. Ky përbërës, shumë i përdorur në gatim ka veti të forta antibakteriale, të cilat mund të eliminojnë bakteret që shkaktojnë infeksione dhe kërpudha. Kombinuar me vajin e ullirit dhe disa pika lëng limoni, ky bëhet një krem i shkëlqyer natyral për të zbutur kallot, madje edhe lythat.

Përbërësit: 1 thelpi hudhër, 2 lugë vaj ulliri (32 g), 5 pika lëng limoni dhe fashë.

Si ta përgatisni:
• Qëroni dhe shtypni hudhrën derisa të formohet një pastë.
• Duke i përzierë i shtoni vajin e ullirit dhe limonin, derisa të gjithë përbërësit të jenë përzierë mirë.

Rregullat e zbatimit: Lani këmbët mirë dhe aplikoni këtë ilaç, në fund e mbuloni pjesën e kallove me një fashë, për të vepruar gjithë natën.

2. Krem me aloe vera dhe vitaminë E

Aloe Vera përmban një xhel të pasur me vitamina, minerale dhe shumë komponentë të tjerë ushqyes, të cilat me kalimin e viteve kanë provuar së janë të dobishëm në zbutjen e problemeve shëndetësore dhe në trajtime bukurie.

Ta përdorësh si një ilaç për të hequr kallot mund të rezultojë me të vërtetë shumë efektiv, për shkak se veprimi i saj i fuqishëm hidratues zbut lëkurën dhe ndihmon për të hequr qelizat e vdekura. Ta bashkoni këtë mjet me vitaminën E do të merrni një krem shumë të veçantë që do t’ju ndihmojë të arrini rezultate më të mira.

Përbërësit: ½ filxhan xhel aloe vera (100 g) dhe 1 pilulë vitamine E

Si ta përgatisni:
• Xhelin e marrë nga gjethja e aloe verës e përzieni me një pilulë të vitaminës E.

Rregullat e zbatimit:
• Lani këmbët tuaja në ujë të ngrohtë, i thani mirë ato dhe aplikoni produktin me një masazh të butë, derisa të thithet sa më mirë nga lëkura.
• E lini të veprojë derisa të thahen plotësisht./Shije.al /

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu