Të Gjitha

Kur një ndeshje futbolli përfundon me një bilanc negativ. S’do ta besoni çfarë ka ndodhur

               Publikuar në : 12:33 - 07/11/18 marsela

Sporti cilësohet shpesh si “ambasador” i paqes, pasi ka arritur të kapërcejë armiqësi, tela me gjemba dhe mure. Por jo gjithmonë është kështu. Dy ndeshje eleminatore në kuadër të Kupës së Botës 1970 mes Salvadorit dhe Hondurasit, degjeneruan në një luftë të përgjakshme mes dy vendeve. Dy vendet fqinje kishin pasur fërkimet më herët, kryesisht për shkak të emigrantëve salvadorianë që gjendeshin në Honduras, të cilëve nuk u njihej asnjë e drejtë pronësore. Ndeshja e parë u fitua nga Hondurasi në fushën e vet me rezultatin 1-0.

Një vajzë salvadoriane vrau veten nga hidhërimi. Ajo u trajtua si një heroinë kombëtare, dhe funerali i saj u transmetua në televizion, duke nxitur në kulm urrejtjen ndaj fqinjëve. Ndërkohë, ndjeshja e kthimit u fitua nga Salvadori. Pati përplasje të dhunshme mes tifozerive, viktima, dhe në fund shpëthyen luftimet në terren. Në gati 4 ditë luftime, pati mbi 3 mijë të vrarë nga të dyja palët. Me ndërhyrjen e OKB, të dyja vendet nënshkruan një marrëveshje armëpushimi.

Kthehu