Politikë

Kur Kuvendi bëhet si “Portokalli”-a. “Telenovelat orientale kanë ndikuar në psikikën e demokratëve”

               Publikuar në : 15:05 - 11/10/18 marsela

Kur bëhet fjalë për Kuvendin shqiptar, mund të gjesh situata nga më komiket. Palët jo vetëm akuzojnë njëra-tjetrën, por nuk ngurojnë që edhe të shajnë. Ofezat janë nga më të shumtat, duke filluar nga familjarët. Edhe gjatë seancës së sotme, opozita nuk ishte e pranishme në Kuvend.

Ata vijojnë të bojkotojnë punimet parlamentare, por kjo nuk ka penguar opozitën të lëshojë mesazhe të qarta. Elisa Spiropali, duke iu referuar rastit të audio përgjimit i njohur si ‘Babale’, tha se pushteti merret me votë, dhe jo me telenovela.

Po kështu ironizoi opozitën, duke thënë se telenovelat orientale në TV kanë ndikuar tek psikika e tyre.

“Ne me krimin nuk bëjmë politikë. Përdorimi dhe manipulimi kriminal, ku opozita ka zhytur përfaqësues të saj. Nuk imagjinohet që një parti të futet aq shumë në gjirizet e krimit për të nxjerrë fakte të manipuluara, për të goditur qeverinë.

Pushteti merret me votë, dhe jo me telenovela. Telenovelat orientale në TV kanë ndikuar tek psikika e opozitës. Ne e luftojmë krimin me masa konkrete. Prokuroria dhe Gjykata duhet të lihet që të bëjë detyrën saj, dhe politikën dhe opozitën duhet ta kthejmë në binarët e arsyes”.

Kthehu