Të Gjitha

Kulmi i ligësisë së komunizmit: Kur fëmijët denonconin prindërit tek KGB-ja e Stalinit

               Publikuar në : 12:26 - 07/11/18 marsela

Komunizmi cilësohet shpesh si më i përbindshëm se fazhizmi. Dhe jo pa arsye. Pasi veç terrorit, burgosjeve dhe vrasjeve pa fund, synoi dhe në disa raste ia doli të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë:familjen. Në Bashkimin Sovjetik, të gjithë u mësuan të ishin spiunë, edhe fëmijët. Të ashtuquajturit “Pionerë” të Stalinit, mësoheshin të tregonin besnikëri absolute ndaj partisë dhe popullit, duke tradhtuar deri edhe prindërit e tyre.

Në vitin 1932, 15-vjeçari Pavlik Morozov, denoncoi si kulak tek policia sekrete të atin Trifon Morozov. I ati pushkatohet pas një gjyqi formal, ndërsa adoleshenti pa asnjë brejtje në ndërgjegje nis të spiunojë të tjerët në fshat. Disa ditë më vonë gjendet i therur me thikë në periferi të fshatit. Edhe pse krimi mund të ishte kryer nga shumëkush, fajtore u shpall familja e viktimës, anëtarët e të cilës u pushkatuan.

Stalini deshi ta bëjë Pavlik Morozovin një shembull për gjithë rininë sovjetike, duke e shpallur të riun martir. Në Shqipëri, Enver Hoxha e ndoqi shembullin e Stalinit me krijimin e organizatave të pionerit.

Por nuk shkoi aq larg. Në qindra raste, prindërit kanë pasur probleme me autoritetet, kur bisedat e tyre në shtëpi me kritika ndaj regjimit, dekonspiroheshin nga fëmijët e tyre në shkollë. Por kjo ndodhte kryesisht për shkak të naivitetit dhe moshës së vogël të tyre. Adoleshentët ndërgjegjësoheshin shpejt se me regjimin nuk bëhej shaka, dhe mësonin të mbyllnin gojën dhe konformoheshin me të tjerët.

 

Kthehu