Shqipëria

Kukësi shokohet në Gjeorgji, perla e Shametiti dhe Harbas nuk e shpëtojnë

               Publikuar në : 21:13 - 09/08/18 user

Kukësi vijon të mos bindë me lojën e tij. Në transfertën e vështirë të Torpedos në Gjeorgji, verilindorët janë shpartalluar në shifrat 5-2. Pjesa e parë foli për skuadrës gjeorgjiane në shifrat e golave duke e mbyllur në 4-1, ndërsa Kukësi kishte zotërimin e topit, por vetëm kaq. Goli i Kukësit u shënua nga boshnjaku, Harba.

Fraksioni i dytë ka nisur me shumë raste për të dyja skuadrat, e sidomos te Kukësit, por shënjestra e Rexhinaldos nuk iu bind asnjëherë. Verilindorët golin e dytë do ta shënojnë nga pika e bardhë e penalltisë dhe Sabino Plaku shkurton diferencat në minutën e 88’ të takimit. Penalltia u fitua nga Rustemi, pas një pengesë në zonën e kundërshtarit.

Ajo çfarë ra në sy ishte fakti se mbrojtësi qendror i Kukësit, Ylli Shameti tentoi me një roveshatë pas një topi të dhënë nga Plaku, por portieri i Torpedos për fat të keq ishte pozicional. Kështu mbyllet ndeshja e parë e turit të tretë të “Europa League”. Sfida e kthimit do të luhet në Shqipëri pas një jave, por Kukësit i duhen shumë “bateri” për të vijuar ëndrrën europiane.

Mbrojtja e skuadrës së Kukësit ishte larg prishtmërive, ndërsa gjeorgjianët shfrytëzuan më së miri këtë fakt, duke sulmuar frikshëm nga krahët. Gjithsesi ende në lojë janë edhe 90’ minuta të tjera dhe në futboll duhet të mësohemi me shprehjen: Kurrë mos thuaj kurrë

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu