PC & Mobile

Kujdes nëse merrni një mesazh të tillë në WhatsApp

               Publikuar në : 13:06 - 30/01/18 user

Përdoruesit e WhatsApp janë paralajmëruar për një mashtrim të ri që përpiqet t’iu ngarkojë atyre një pagesë nëse duan të vazhdojnë të përdorin aplikacionin e komunikimit.

Viktimat e këtij mashtrimi të ri  marrin një mesazh që u thotë atyre se abonimi i tyre aktual ka skaduar dhe duhet të ndjekin një link që u ofron atyre akses të përhershëm në WhatsApp.

Pavarësisht shumës së parave që mund të duket e vogël është në fakt një mënyrë dinake që ata të marrin detaje të të dhënava tuaja bankare.

Sipas The Yorkshire Post linku i drejton përdoruesit drejt një faqeje të rreme që menaxhohet nga mashtruesit.

Në të kaluarën WhatsApp i ngarkonte përdoruesit me një tarifë prej 99 cent në vit por që nga viti 2016 ai është një shërbim që ofrohet tërësisht falas.

Nëse merrni mesazhin, fshijeni menjëherë dhe sigurohuni që programi juaj anti-virus të përditësohet.

Kthehu