PC & Mobile

Kujdes, mos e mbani celularin në këto vende

               Publikuar në : 16:08 - 06/11/18 S.N

Telefoni celular është bërë tashmë pjesë e pandashme e jona. Thuajse 24 orë nonstop ne e mbajmë këtë pajisje me vete, shpesh duke na sjellë shumë dëmtime, por që nuk i marrim parasysh.

Prandaj, është e mira që duke nisur nga sot të shmangni mbajtjen e telefonit celular në disa vende.

Në shtrat, afër jastëkut

Mbajtja e celularit nën jastëk është një zakon tashmë për miliona njerëz. Por ky zakon është mjaft i dëmshëm, pasi ju shkakton dhimbje koke dhe pasoja të tjera për shkak të rrezeve.

Afër lëkurës së fytyrës

Telefoni celular ka shumë baktere, prandaj përpiquni të shmangni kontaktin e tij me lëkurën e sidomos fytyrën.

Afër të vegjëlve

Celularët shpërqendrojnë më së miri të vegjlit, po dëmi që shkaktojnë ata nga rrezatimet është shumë më i madh. Prandaj mundohuni mos t’i lini të vegjlit tuaj të mbajnë celularin.

Kthehu