Kreu i diplomacisë maqedonase: Pajtim me Greqinë si Franca me Gjermaninë - Tirana Today

Kreu i diplomacisë maqedonase: Pajtim me Greqinë si Franca me Gjermaninë

Qeveria greke pret një situatë akoma më të mirë në bisedimet me Maqedoninë në lidhje me emrin, tha zëdhënësi i kabinetit Tcipras, Dimitris Tzanakopoulos.


“Autoritetet në vendin fqinj janë duke u bërë më të vetëdijshëm për nevojën për të gjetur një zgjidhje”, shtoi zëdhënësi, duke theksuar dhe gadishmërinë e Athinës për të njëjtën gjë.

“Edhe diplomacia greke do të vazhdojë të punojë në këtë kontekst dhe ne presim zhvillime pozitive shumë shpejt”, tha Tzanakopoulos.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov, tha të premten se nuk do të heqë dorë nga arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mbi emrin.

“Ne nuk do të heqim dorë”, tha ai pas një takimi në Cape Sounio pranë Athinës, me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të Evropës Lindore – të katër vendeve të Grupit të Vishegradit, katër të Ballkanit, shtetet anëtare të BE-së, duke përfshirë Greqinë dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë, ëe cila dëshiron të hyjë në bllokun evropian.

Mali i Zi dhe Serbia janë më afër anëtarësimit, dhe Brukseli muajin e kaluar ka propozuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë.

Por Greqia ka vënë veto për hyrjen e kësaj të fundit, mu për shkak të emrit që Athina nuk e pranon.

Duke sjellë shembullin e pajtimit të Francës me Gjermaninë pas luftës dhe të dy Koreve së fundi, Dimitrov tha se Greqia dhe Maqedonia duhet të “fillojnë të mendojnë për të ardhmen dhe për atë që është me të vërtetë e rëndësishme sot”


Kategori
MaqedoniTë GjithaTrevat
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu