Kombëtarja/Panucci: Jam optimist, Shqipëria drejt majës - Tirana Today

Kombëtarja/Panucci: Jam optimist, Shqipëria drejt majës

Trajner i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci është shprehur i lumtur për muajt e parë të punës, ndërsa shprehet optimist për të ardhmen.



Në një intervistë për mediat italiane ai ka thënë se “ Federata është shumë e organizuar, këtu pas dy muaj e gjysmë nga  dështimi për botërorin Rusi 2018”. Pavarësisht se Kombëtarja italiane është ende pa trajner, por kjo situatë  nuk është lënë pas dore për shka të mungesës, por kjo për arsye të  tjera që ende nuk janë bërë publike, por më i riu nga teknikët me potencial ndër italianë është tekniku Panucci-shkruan Tirana Today

Christian Panucci, ka marrë stafetën e kombëtares nga patrioti i tij Giani De Biasi, i cili hodhi një hap historik në kompeticionin evropian  me Shqipërinë.Panuci është shprehur i lumtur për Shqipërinë, ndërsa ka folur edhe për Federatën  ku shprehet se është shumë e organizuar. Ai shtoi se ajo po investon në stadiume, shkolla dhe ka vëmendje të madhe-shkruan Tirana Today.



“Shumë e bukur. Unë jam shumë i lumtur. Federata është shumë e organizuar. Ajo investon në objektet dhe në stadiume të reja, duke punuar në shkolla, bën zgjedhje nëpër Evropë, i kushton vëmendje maksimale”-tha ai.





Ai është pyetur për disfatën e Italisë në kualifikuesit e botërorit, por Panucci është shprehur se Italisë i duhet një emër, i cili punon fort, ndërsa zgjedhjen sipas tij e bën Federata. Panucci ka folur edhe për Serinë A duke  shtuar se futbolli italian nuk është në nivelet e duhura, pasi ka pësuar rënie, duke kujtuar fazat e larta kur renditej më parë.

“Unë e kama parë se Napoli po luan shumë mirë, por Juventus është i fuqishëm, ndërsa la  të kuptohet se në futboll gjithçka  mund të ndodhë”-tha ai. TIRANA TODAY


Kategori
Formula 1KryesoreSportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu