Kokainë në kutitë me banane, si u godit banda. Mes tyre shumë shqiptarë - Tirana Today

Kokainë në kutitë me banane, si u godit banda. Mes tyre shumë shqiptarë

“Ky është një sukses i pashembullt për hetuesit bavarez: ata kanë arritur një goditje të ndjeshme ndaj tregtarëve ndërkombëtarë të drogës dhe kanë sekuestrua një ton kokainë. Dymbëdhjetë të dyshuar u arrestuan”, kështu e nis shkrimin media gjermane e cila shkruan për goditjen e një grupi të organizuar mes të cilëve ka edhe shqiptarë.


Duke vlerësuar punën e policisë dhe hetuesve që çuan në goditjen e bandës se kokainës përmes tregtisë se bananeve, Ministri i Brendshëm i Bavarisë ka deklaruar “Kjo sasi e madhe e kokainës mund të ketë shkaktuar dëme të mëdha në Evropë.”

Mediat gjermane raportojnë sot detaje nga operacioni i kapjes se 1 ton kokaine, duke iu referuar edhe të dhënave të fundit nga ministri Joachim Herrmann.

Grupi ishte nën hetim prej muajsh dhe shenja e parë e zbulimit të tyre ishte teksa shtatorin e shkuar, u gjetën qese të vogla me kokainë nëpër kutitë e bananeve që u shpërndaheshin supermarketeve të ndryshme.

Ne kontrollin e asaj kohe, policia zbuloi 180 kg kokainë dhe si vend origjine ishte Amerika e Jugut, prej nga kokaina paketohej brenda bananeve.

Destinacioni ishte Gjermania, ku kontenieret pasi futeshin në magazina, merreshin nën kontroll nga personat pritës, që Benin zbrazjen e kokainës.

Policia verifikoi detajet dhe mënyrën e veprimit nga pritësit dhe pastaj ndërhyri në magazine. Pas arrestimeve të para, nisen kontrollet te anëtarët e dyshuar te bandës, mes tyre edhe shqiptare, që përfunduan në pranga.

 


Kategori
KronikëKryesoreShqipëriaTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu