Futboll

Kina dhe paraja i shkatërrojnë karrierën sulmuesin, ja ku ka përfunduar

               Publikuar në : 22:50 - 13/09/18 Enno

Vetëm tre vite më parë ai kishte mundësi të zgjidhte se në cilin nga gjigantët e europës dëshironte të luante, ndërsa sot është pjesë e një skuadre që lufton për mbijetesë në Portugali. Sulmuesi kolumbian Jackson Martinez i cili në merakton e 2015 shkoi te Atletico Madrid për 35 milionë euro, ka përfunduar në Portimao të Portugalisë, te ekipi Portimonense.

12 milionë euro në vit, që i fitoi gjatë dy viteve në Kinë me Guangzhou Evergrande mund t’i shijojë te Portimonense e vogël. Në Portugali është një rikthim, pasi pikërisht tek Porto shpërtheu dhe në tre sezone shënoi 92 gola duke u shndërruar një ndër sulmuesit më të mirë.

Kur u largua nga “Dragao” mund të zgjidhte çdo vend të Europës për të vazhduar karrierës, por u bind më shumë nga Atletico Madrid, pavarësisht se kishte arritur një marrëveshje paraprake me Galliani, për të shkuar te Milan.

Aventura në La Liga u mbyll vetëm me tre gola, në shkuar 2016, kur Guangzhou Evergrande pagoi 42 milionë euro për ta marrë dhe i ofroi një pagë prej 12 milionë eurosh. Mes një dëmtimi e probleme me klubin, ai luajti vetëm 16 ndeshje në Kinë, duke shënuar 4 gola. Ndeshja e fundit zyrtare ka qenë në tetor 2016. Portimonense ka si objektiv mbijetesën, ndërsa Martinez të rikthehet si protagonist. Koha do ta tregojë…

Kthehu