Kuriozitete

Këngëtarja që u konvertua në myslimane habit me deklaratën raciste

               Publikuar në : 15:53 - 08/11/18 S.N

Dy javë më parë, këngëtarja Sinead O’Connor deklaroi se ishte konvertuar në muslimane. Por, ajo ka marrë sërish vëmendje me deklaratën e saj, teksa ka habitur me atë që ka thënë.

Këngëtarja deklaroi në një postim në Twitter:

“Më vjen shumë keq. Ajo që do të them është diçka raciste dhe nuk e mendoja kurrë se shpirti im do e ndjente ndonjëherë. Por në të vërtetë, nuk dua të shpenzoj kurrë kohë me njerëz të bardhë përsëri (nëse kështu quhen jo-muslimanët). Asnjë moment, për asnjë arsye. Ata janë të shpifur.”

Ky postim ka bërë që të shpërthejnë komentet ndaj saj. Madje, shumë nga komentuesit i sugjeronin këngëtares këshillim me një psikolog.

Kthehu