Ekonomi

Këmbimi valutor/ Euro sërish në rënie, forcohet Dollari amerikan

               Publikuar në : 14:51 - 09/03/18 S.N

Euro është sërish në rënie, teksa sot u ble me 131.60 lekë dhe u shit me 132.20 lekë. Mendohet se javën e ardhshme, ajo do të bjetë në nivele edhe më të ulëta.

Nga ana tjetër, dollari amerikan është në rritje, teksa blihet me 106.80 lekë dhe shitet me 107.50 lekë. Rritja ka nisur që në ditën e djeshme, ndërsa parashikohet forcim drejt nivelit të 110 lekëve, shkruan Scan.

Puandi britanik blihet me 147.50 lekë dhe shitet me 148.50 lekë. Kjo monedhë është në luhatshmëri të kufizuar, ku parashikohet lehtësisht rritje në nivelin e 150 lekë.

Dollari australian ka reaguar pozitivisht, në rritje gati me 1 për qind krahasuar me ditën e djeshme. Blihet sot me 83.30 lekë dhe shitet me 84.20 lekë.

Kthehu