Shqipëria

Katër vite agjencia “Stop Krimit”, kontribut për shtetin dhe demokracinë

               Publikuar në : 10:33 - 30/12/17 ad min

Korrupsioni mbetet si një plagë e hapur e shoqërive të cilat jetojnë dhe veprojnë në një sistem socio-politik ende të pastabilizuar. Agjencitë e ndryshme të cilat kanë si mision të identifikojnë dhe të bëjnë publike rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar bëjnë shumë për një vend dhe demokracinë e tij.

Kjo është një qasje  që ndihmon dhe krijon mundësi që të integrohet një shoqëri demokratike dhe të krijojë një bazë të fortë për të ardhmen.  Agjencia investigative “Stop Krimit” dhe drejtori i saj, Fatmir Sena, ka folur për platformën dhe synimet e kësaj agjencie në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe raportimi i rasteve si akt moral dhe ligjor.

Agjencia  Investigative “Stop krimi” është  e llojit informues dhe sensibilizues  për të parandaluar  çdo gjë të  paligjshme. Ajo ka anëtarë si brenda dhe jashtë  në  Europë  edhe ku  është  vlerësuar si e suksesshme në  punën e saj. Duke u ndalur në  këtë  pikë,  neve  jemi  vlerësuar nga partnerët  tanë  në Evropë  për punën  tonë  në favor të  drejtësisë  dhe të shtetit shqiptar”– u shpreh ai.

Para pak ditësh  është  përkujtuar  4-vjetori i themelimit të  Agjencisë  Investigative  “Stop Krimi” me seli  në  Tiranë, ndërsa është mbajtur dhe një konferencë Kombëtare.

Në këtë takim ishin të  pranishëm drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj agjencia investiguese si dhe mjaft  personalitete të  njohura të  fushës së  rendit dhe të sigurisë  në  vend. Nën moderimin e Drejtorit të  Koordinimit për Evropën të  kësaj agjencie si dhe në  të  njëjtën kohë  të  ekspertit të  sigurisë  Bashkim Abazi,  raportin për veprimtarinë 4-vjeçare  të Agjencinë  Investiguese  “Stop krimi” u mbajt nga  Drejtori Ekzekutiv,  Fatmir Sena.

Në takim kanë diskutuar edhe drejtues të  tjerë  të  kë saj agjencie si Drita Sefa, Koordinatore në  marrëdhëniet me biznesin, Desantila Domi, Shefe Koordinimi e kë saj agjencie me Francën etj. Vlen të  përmendet prezenca nga të  ftuarit e ish-Drejtorit të  Përgjithshëm të  Policisë  së  Shtetit, Veli Myftari, i cili nga ana e tij përshëndeti konferencën me rastin e 4-vjetorit të  krijimit të  kësaj agjencie, ashtu si edhe Perlat Kurti, edhe ky ish funksionar i lartë  i policisë .

Në  fund të  konferencës u shpërndanë çertifikata  mirënjohjeje  për shumë kontributorë  të kësaj agjencie, që nga krijimi i saj. Kështu u nderuan  me  këtë certifikata, Drejtori Ekzekutiv i kesaj agjencie Fatmir Sena.

Në vijim drejtues dhe  anëtare të tjerë të kësaj agjensie, e konkretisht:  Bashkim Abazi, Zamira Mehaj, Drita Sefa, Desantila Domi, Shkelzen Kreci, Arben Lagreta, Afërdita Ferracaku, Festim Sharanja, David  Qenani,  Spiro Bezhani, Firenze Moda, Merita Mehaj, Bukurije Hahmeti, Marjeta Karaj, Alketa Kopaci, Aderatik Ndrègjoni, Martin Cukeli, Shkelqim Braushi, Manjola Agaraj,  Neljan Rushani, Migena Harizim, Dezdemona Porja, Kamber Ferhati, Dritan Kurti, Sajmir Doci, Sokol  Micku, Enver Hasmuca, Valer Lubonja, Arkile Llapa, Lavdosh Selmani, Vjollca  Blloshmi,  Afrim Mavriqi, Arjan Hoxha, Met  Ramazani, Geart  Akli, Lindita Fejzo, Robert Miftar etj.

Ndërkohë , sipas prononcimit të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë  “Stop Krimi” Fatmir Sena, sa i takon natyrës së  aktivitetit të  kësaj agjencie.

Në  Konferencën Kombëtare  të sotme për nder të  4-vjetorit të agjencisë  sonë  falënderuam të  gjitha anëtarët e saj  për bashkë punimin e tyre  të  frytshëm  brenda dhe  jashtë  vendit .  Agjenda  jonë  investigative  është  informuese  dhe sensibilizuese kundër  krimit, akteve terroriste, drogës, korrupsionit si dhe trafikimit të  femrave dhe të fëmijëve”-shtoi ai.

Në  kë të  kuadër  ne kemi sensibilizuar opinionin publik  duke shpërndarë  fletëpalosje  dhe kemi bërë  një punë  të  mirë  për  parandalimin e fenomeneve që  përmenda  më  lart  jo vetëm me anëtarët tanë  në  Shqipëri por edhe jashtë . Agjencia  Investigative, informuese dhe sensibilizuese “Stop krumi”,  terrori,  droga,  korrupsioni, trafikimi i femrave dhe fëmijëve  është  e llojit  informues  dhe  sensibilizues  për  të  parandaluar cdo gjë të  paligjshme.

Ajo shtrihet me anëtarë  si brenda dhe dhe jashtë  në  Evropë, nga edhe ku është  vlerësuar si e suksesshme  në punën e saj. Duke u ndalur në këtë  pikë, neve  jemi vlerësuar nga partnerët  tanë në  Evropë  për punën tonë cilësore  në favor të drejtësisë  dhe të shtetit shqiptar.

Drejtuesi ekzekutiv, shtoi se kjo agjenci është një platformë sensibilizuese dhe informuese, ndërsa nënvizon se për shkak të gjendjes së vështirë pas përmbytjeve, agjencia ka grumbulluar fonde dhe do të ndihmojë familje në nevojë.

 “Anëtarë t  e agjencisë  sonë  janë  angazhuar seriozisht për të  mbledhur  ndihma në  ushqime dhe  veshje për banorët  e dëmtuar nga këto përmbytje,  duke qenë  kështu një  mbështetje edhe në  veprimtarinë  e shtetit në  këto situate emergjente.  Viti 2018 do të  jetë  me të  vërtetë  një  vit i angazhimeve  akoma më  të  më dha  për  Agjencinë  Invetigative “Stop Krimi”-theksoi Sefa.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT