Kryesore

Kaos në zonën e Astirit/ Pamje të qytetarëve që bllokojnë rrugën, të rinjtë përleshen me shoferët (video)

               Publikuar në : 17:16 - 08/11/18 lm

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë kanë dalë sërish sonte në protestë, duke kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre.

Ata kanë bllokuar rrugën Teodor Keko duke mos lejuar makinat që të kalojnë. Në këto momente të rinjtë konfrontohen me fjalë me shoferët e makinave dhe nuk i lejojnë që të kalojnë.

Në videon e siguruar nga Tirana Today shihen makinat që kalojnë në trafikndarëset mes dy rrugëve sepse banorët nuk i lejojnë të  kalojnë për asnjë arsye.

Nuk ka asnjë polic në zonë dhe situata është rënduar. Banorët e zonës janë të vendosur që të mos lejojnë të kalojë asnjë makinë.

Banesat e tyre por edhe bizneset do të prishen në kuadër të projektit të Unazës së Re. Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, duke u ulur këmbëkryq, ndërsa bëjnë thirrje që të mos nxirren në mes të katër rrugëve.

Duam shtëpitë tona. Poshtë qeveria, poshtë hajdutët”, thërrasin ata njëzëri. Shumë prej tyre janë të vendosur që të mos e lejojnë prishjen e shtëpive të tyre, edhe nëse do u duhet të vetëflijohen.

Banorët e kundërshtojnë projektin, pasi sipas tyre është zgjeruar përtej përmasave të projektit fillestar.

Kthehu