Shko tek mjeku

Kanceri i mushkërive, gishtat iu lajmërojnë për sëmundjen vdekjeprurëse

               Publikuar në : 09:42 - 05/09/18 user

Simptomat e kancerit të mushkërive zakonisht shfaqen kur  sëmundja përparon dhe nuk janë të dukshme në fazat e hershme. Ka, megjithatë, shenja që duhet të shikoni, duke përfshirë simptoma që shfaqen në gishtat tuaj.

Simptomat kryesore të kancerit të mushkërive përfshijnë probleme të lidhura direkt me mushkëritë tuaja.

Këto përfshijnë kollitje të vazhdueshme ose të gjata, infeksione të gjoksit të vazhdueshëm, kollitje të gjakut, mungesë frymëmarrjeje të vazhdueshme dhe dhimbje gjatë frymëmarrjes ose kollitjes.

Simptoma të tjera të zakonshme janë lodhja e vazhdueshme ose mungesa e energjisë, humbja e oreksit dhe humbja e pashpjegueshme e peshës.

Megjithatë, përveç simptomave më të zakonshme, një simptomë më pak e zakonshme është ndryshimi i formës së thonjve tuaj. Thonjtë ndryshojnë formë kush shfaqen të lakuar ose janë më të mëdhenj në skaje, këto janë shenja të rrezikshme që nuk duhen injoruar.

Sipas Cancer Research, më shumë se tre nga 10 njerëz  që vuajnë nga kanceri i mushkërive u shfaqen këto shenja tek thonjtë.

Megjithatë, vetëm katër nga 100 njerëz me kancer të mushkërive i vënë re këto ndryshime.

Por dobësimi i thonjve kalon ne tre faza:

Së pari, shtrati i thonjve bëhet i butë dhe lëkura pranë shtratit të thonjve bëhet me shkëlqim.

Së dyti, thonjtë nuk duken normalë.

Së treti, skajet e gishtave mund të bëhen më të mëdha.

Ndaj mos i injoroni këto shenja dhe shpëtoni veten tuaj nga sëmundja vdekjeprurëse./Burimi: express.co.uk/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu