Mali i Zi

Kamioni plot me shalqi, por era e rëndë ‘shqiptare’ fundos shoferin

               Publikuar në : 14:36 - 13/06/18 user

Një sasi prej rreth 423 kilogram marihuanë është sekuestruar nga autoritete kroate. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kamion me shalqi që po kalonte nga kufirin nga Mali i Zi dhe do të hynte në Kroaci.

Lënda narkotike ishte e futur në 397 pako me një total prej 422.3 kg marijuanë. Ndërsa në pranga ka rënë një 56-vjeçar. Ishte era e rëndë e lëndës narkotike që nxiti autoritete kroate që t’i bënin një kontroll të hollësishëm automjetit.

Droga është kapur rreth mesnatës në vendkalimin kufitar Vinjani Donji pranë Imotski, tha të mërkurën  Departamenti i Policisë së Dalmacisë.

Ndërsa për këtë rast po ndiqen për veprën penale të prodhimit të paligjshëm dhe trafikimit të drogës një qytetar 56-vjeçar nga Mali i Zi.

Për rastin në fjalë u bë e ditur se ne mesin e kamionit që transportonte shalqi ishte fshehur drogë e cila dyshohet se ishte marrë në Shqipëri.  

Pas përfundimit të hetimit penal, 56-vjeçari është lënë në burg. “Dërgesa vinte nga Shqipëria dhe kishte  për synim të shkonte në tregun e Evropës Perëndimore. Ky është një sukses i madh i policisë kroate dhe Doganave, “tha Jenjic.

Burimi: Net.hr

Përshtati: Tirana Today

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu