“As kam vrarë e as kam prerë”, qytetarja në hall me policinë. I ankohet Ramës - Tirana Today

“As kam vrarë e as kam prerë”, qytetarja në hall me policinë. I ankohet Ramës

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Elbasan duke folur me qytetarët për “Programi i zhvillimit 2021”, ku qytetarët kanë marrë fjalën gjatë takimit dhe kanë folur për problemet e tyre. Një qytetare është ngritur dhe ka shprehur shqetësimin e saj, pasi përmbarimi do t’i prishë shtëpinë.


Gruaja: Unë sot kam ardhur këtu me bërë takim me ty

Rama: Ok takimin mund ta bëjmë bashkë, por jo këtu

Gruaja: Jo nuk e kam fshehtas

Rama: Nëse ke diçka konkrete fol

Gruaja: Po konkrete, kam ndenjur në tunel me buka e pa bukë me një çun të sëmurë. Të ngrihen të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe të thonë se unë jam gënjeshtare, unë nuk po gënjënj. Të flasin të gjithë ata që më njohin

Rama: Problemi cili është?

Gruaja: Prit

Rama: Jo nuk pres

Gruaja: Më kanë prish shtëpinë, tre muaj më ka bërë presion policia e Elbasanit. Më kanë çuar çdo javë në polici. Unë nuk kam vrarë as nuk kam presë, çfarë kam bërë unë?

Rama: E kuptova do ta ndjekim këtë çështje, pra.


Kategori
PolitikëShqipëriaTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu