Kryesore

Joe Biden ‘plas bombën’: Putin do të shkatërrojë NATO-n dhe BE-në

               Publikuar në : 14:54 - 12/10/18 S.N

Akuza të forta ka hedhur ish-zëvendës presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ndaj presidentit rus.

“Qëllimi kryesor i presidentit Vladimir Putin është që të shkatërrojë NATO-n dhe Bashkimin Europian”, tha Biden gjatë një fjalimi.

Këtë deklaratë, ish-zëvendës presidenti e bëri në Chatham House, Instituti Mbretëror për Çështjet Ndërkombëtare, me bazë në Londër.

Ai shtoi: Rusët po përdorin çdo mjet në dispozicion për të sjellë destabilizim dhe mosmarrëveshje. Qëllimi i fundit i putin sipas pikëpamjes sime është shpërbërja e NATO-së dhe Bashkimit Evropian, më tepër se ri-vendosja e Bashkimit Sovjetik. Ai do të preferonte të merrej me kombe individuale sesa me një perëndim të unifikuar dhe demokratik.”

Duke iu referuar marrëdhënieve midis SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, Biden, i cili u takua me Theresa May të martën, shprehu shqetësim në procesin e Brexit. Ai tha se do të votonte kundër Brexit nëse ai do të ishte shtetas i Britanisë së Madhe.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu