Futboll

“Jam i kënaqur me shortin”, Panucci kërkon mbështetje për ‘Euro 2020’

               Publikuar në : 17:06 - 06/12/18 Enno

Christian Panucci është rikthyer të flasë sërish për kombëtaren dhe shortin e kualifikueseve të Europianit të vitit 2020. Në një intervistë për “Tv Klan” ai është shprehur se shorti është i mirë dhe e kuqezinjtë kanë një mundësi mjaft të mirë për tu kualifikuar. Po ashtu italiani është shprehur se kërkon mbështetjen e të gjithëve, lojtarë, tifozë dhe gazetarë që të japin kontributin e tyre për të dërguar Shqipërinë në europian.

Si është dukur shorti?

Jam i kënaqur me shortin, kemi një grup ku kemi mundësi. Jam i të njëjtit mendim si kam thënë edhe më parë, se duhen të gjithë lojtarët. Shqipëria mund të tentoj.

Përse mendoni se kemi mundësi reale?

Luçesku po vazhdon me rinovimin e skuadrës. Mund të shkoj në europian Shqipëria, Islanda apo Turqia.

A mendoni të ndryshosh në planin personal?

Ndoshta jap përshtypjen e polemikut, por duhet analizuar gjërat në varësi të dinamikës që kanë ndodhur, nuk kam asgjë me gazetarët, përkundrazi ju respektoj.

Do të kemi modul stabël?

Kur ke mungesa lojtarësh është e vështirë. Kam provuar 21 lojtarë të rinj por janë ata që vendosin se kush do të luaj nga forma.

Kemi shtylla në skuadër?

Ka pasur lojtarë që nuk luajnë. Dua të transmetoj diçka në stërvitje sepse kemi përgjegjësinë e një kombi.

Si ia mbushët mendjen Dukës?

Jam me fat që kam një president me nivel intelektual më të lartë se mesatarja.

Pse nuk jeni më shumë i pranishëm në Shqipëri?

Faji është i Bulkut që nuk më thërret, jo i imi. Nëse nuk përpiqemi të gjithë lojtarë, tifozë, gazetarë atëherë nuk do të shkojmë në Europian.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu