Kuriozitete

Ja si ta pastroni tastierën e kompjuterit nga pluhurat në kushtet e shtëpisë

               Publikuar në : 14:47 - 08/11/18 marsela

Nëse kompjuteri është kthyer në mjetin tuaj të pashmangshëm, atëherë ju duhet që edhe ta pastroni atë rregullisht. Po si t’ia dalim që të heqim bakteret nga kompjuteri ynë, në kushtet e shtëpisë? Është fare e thjeshtë. Para përdorimit, tastiera duhet të lahet, në mënyrë që të shmangen papastërtitë. Nëse nuk keni larës të posaçëm, ne po ju tregojmë një mënyrë pastrimi në kushte shtëpie.

Merrni tharësen e flokëve, për të hequr mbetjet ushqimore, apo pluhurat në sipërfaqe. Më pas me kruajtëse veshësh pastroni të gjitha ndarjet e tastierës. Sigurohuni që të mos lini asnjë hapësirë pa pastruar. Më pas me pak alkool mund të fshini butonat sipër.

Në këtë formë edhe e dezifektoni tastierën.

Kthehu