Të Gjitha

Ja si ndikoi Moska në zhdukjen e fesë në Shqipëri

               Publikuar në : 12:50 - 12/10/18 marsela

Dokumente të rralla të vitit 1955, tregojnë se bashkimi Sovjetik ka pasur një ndikim të rëndësishëm në zhdukjen e institucioneve fetare në Shqipëri. Reshat Gërmenji, kryetari i Komitetit për çështjet fetare, e njoftonte kryeministrin Mehmet Shehu për listën e kërkesave dhe pyetjeve që kishte drejtuar sekretari i ambasadës sovjetike në Tiranë Vasil Siminev, rreth gjendjes së feve në Shqipëri.

Ai interesohej se mbi ç’bazë ishte e organizuar feja, a kishte një ligj për fetë, a ishin ato të pavarura apo me lidhje nga jashtë, çfarë ndikimi kishin në popull, a merrnin subvencione nga shteti apo edhe statistikat e sakta për përqindjen e popullsisë sipas besimeve në qytetet e mëdha.

Gërmenji thotë në raportin e tij komunitetet fetare në vend janë të pavarura, por sipas tij nuk kanë ndonjë ndikim të madh në popull, me përjashtim të fshatarësisë së malësisë, “që janë me pak kulturë”.

Qarqet më fetare renditeshin Shkodra, Elbasani, Durrësi, Tirana, Berati dhe Korça. Me përjashtim të katolikëve, theksohet në dokument, pjesa tjetër e klerikëve kanë një formim kulturor më të dobët.

Kjo është njëra nga arsyet, se përse goditja ndaj klerit katolik ka qenë më e madhe. Këto raportime, përgatitën gradualisht terrenin për eleminimin e fesë në Shqipëri në shkurtin e vitit 1967.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu