Kronikë

Ja numri i ekstremistëve grekë që u ndaluan sot në Kakavijë nga policia shqiptare

               Publikuar në : 18:37 - 08/11/18 lm

Në pikën kufitare të kalimit në doganën e Kakavijes janë ndaluar 44 huliganë dhe ekstremistë grekë të cilët donin të hynin në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore për varrosjen e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa.

Mes personave të proceduar penalisht është edhe një polic, me detyrë si efektiv policie në burgun e Janinës.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy shqiptarë, për organizim të paligjshëm të tubimeve.

Kthehu