Të Gjitha

Ja cilat janë anët pozitive dhe negative të stinës së dimrit (video)

               Publikuar në : 14:09 - 05/12/18 marsela

Klima ka efekte mbi shëndetin dhe mirëqënien tonë. Për shkak të temperaturave të ulëta, dimri sjell dhimbje të shpehta koke tek njerëzit. Kjo lidhet me ngushtimin e enëve të gjakut, që pakësojnë qarkullimin e tij, dhe për rrjedhojë edhe të oksigjenit që shkon në tru.

Ndërkohë zvogëlimi i dritës diellore, bën që ora e brendshme e trupit të ndërpritet, duke i dhënë hapësirë ndjenjave të depresionit. Ardhja e dimrit, shoqërohet me një dëshirë më të ulët seksuale.

Prodhimi i hormonit testosteron, zvogëlohet nga nëntori deri në prill në hemisferën e veriut, dhe më pas rritet duke filluar që nga pranvera dhe në verë, me një kulm në muajin tetor. Kjo është arsyeja, se pse normat e riprodhimit rriten në muajin qershor, që është muaji me më shumë lindje.

Por i ftohti nuk ka vetëm anë negative. Zakonisht në këtë stinë zbehen mendimet e dhunshme. Ndërkohë, një studim ka treguar se temperaturat e ulëta e bëjnë njeriun më kreativ, pjesërisht për shkak të zbehjes së kontakteve njerëzore.

Kthehu