Të Gjitha

Ja cila është arsyeja e rivalitetit të egër mes Realit dhe Barcelonës (video)

               Publikuar në : 14:23 - 06/12/18 marsela

Rivaliteti i ashpër mes Barcelonës dhe Realit të Madridit në futbollin spanjoll, nuk i ka rrënjët vetëm tek futbolli, por edhe tek politika. Gjatë Luftës Civile, ekipi nga Katalonja, kishte qenë bastioni kryesor i forcave republikane kundër atyre fashiste të Francisko Frankos.

Presidenti i ekipit të Barcelonës, Josep Sunjol, ishte vrarë brutalisht gjatë luftës nga forcat nacionaliste të Frankos, një akt që vetëm sa e shtoi armiqësinë. Pas fitorës më 1939, Franko e shfrytëzoi popullaritetin e futbollit për të konsoliduar pushtetin e tij diktatorial.

Ndërkohë katalanasit e urrenin regjimin e Frankos, dhe u përpoqën të shkëputeshin nga Spanja. Franko nisi shtypjen e provincës rebele, përmes shumë rregulloreve kufizuese. Ndërsa nisi të përkrahë hapur ekipin rival Realin e Madridit, si përfaqësuesja më e denjë e Spanjës kastiljane. Në vitin 1943, ai kreu ndërhyrjen e parë në favor të skuadrës nga kryeqyteti.

Reali mposhti 11-1 Barcelonën në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës, kur të parën e kishte humbur 3-0. Dhjetë vjet më vonë ndëhyri për transferimin e lojtarit të famshëm argjentinas, të famshëm Alfredo Di Stefano tek Reali, edhe pse FIFA njohu si të ligjshëm kalimin e tij tek Barcelona.

 

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu