Kosova

Iu bashkua ISIS, vritet një tjetër shqiptar në Siri

               Publikuar në : 14:58 - 13/02/18 user

Një tjetër shqiptar nga Kosova është vrarë në luftën në Siri, duke çuar në 76 numrin e të vrarëve në konfliktin atje.

Policia e Kosovës bën me dije se ai quhet Betim Ibrahimaj nga Komuna e Istogut. Lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë bashkëshortja e Ibrahmajt e cila ishte së bashku me të në Siri.

Ajo përmes një bisede telefonike ka njoftuar prindërit e Ibrahimajt, se Betimi është vrarë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tregoi se tashmë policia ka informacione për vrasjen e Betim Ibrahimajt, por për shkak të situatës në Siri, nuk kanë ende ndonjë dokumentacion.

“Policia e Kosovës, nga burimet të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi, mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, policia nuk posedon ndonjë dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”, tha Hoxha.

Ditë më parë u njoftua për një tjetër shqiptar nga Kosova u vra në Siri, K.A. nga Pestova e Vushtrrisë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu