Kronikë

Ishin shpallur në kërkim, policia kap dy të dënuarit (Video)

               Publikuar në : 09:22 - 12/10/18 marsela

Policia e Mallakastrës ka bërë të mundur ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim. Po kështu, si rezultat i kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 8 shtetas me precedentë penalë, në fushën e krimeve ndaj jetës e pronës.

Policia e Mallakastrës, e mbështetur nga FNSH, kanë bërë të mundur kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasit:

1.Fatmir Merkaj, 26-vjeç, banues në Kutë, Mallakastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për veprën penale “Tentativë vrasje”, për të cilën Gjykata e ka dënuar me 6 vite burgim.

Në datën 20.08.2016, në fshatin Kutë, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin T.A, 40-vjeç.

2.Muharrem Saliaj, 65-vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas u ndalua për llogari të DVP Gjirokastër, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Kthehu