Futboll

Ish-trajneri i kombëtares: Shqipëria s’duhet të marrë më futbollistë nga Kosova

               Publikuar në : 17:56 - 12/10/18 Enno

Kombëtarja shqiptare është duke kalua një moment aspak pozitiv nën drejtimin e Christian Panuccit. Barazimi ndaj Jordanisë ishte një sinjal aspak i mirë në prag të një sfide të rëndësishme si transferta e së dielës ndaj Izraelit.

Trajneri italian në këtë ndeshje kishte grumbulluar edhe mbrojtësin Kastriot Dermaku, i cili në ndeshjet e fundit ishte pjesë e Kosovës, por nuk u aktivizua. Ky veprim ka sjellë reagime të ndryshme nga opinionistët sportivë dhe një ndër ta që e ka kundërshtuar ishte dhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Astrit Hafizi.

Ai tha se për të mos pasur më të tilla situata, kombëtarja shqiptare nuk duhet të ftojë shqiptarë të Kosovës, një ide kjo që ka hasur shumë kundërshtime.

“Duhet t’u vëmë fre këtyre lëvizjeve që po bëjmë duke marrë lojtarë nga Kosova. I ka ikur koha kësaj, më përpara ishte e domosdoshme, pasi Kosova nuk kishte as federatë dhe lojtarët kishin leverdi të përmendeshin e të dilnin në skenë dhe ne bëmë shumë mirë që i morëm.

Sot, unë mendoj se duke ardhur ky lojtari i Kosovës (Dermaku), i zihet vendi një lojtari tjetër nga Shqipëria. Kjo nuk është zgjidhje. Si frenohet? S’duhet t’i marrim më”, tha Hafizi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu