Rajoni - Bota

Ish-ministri moldav dënohet me 14 vite burg, ishte spiun i rusëve

               Publikuar në : 17:34 - 13/03/18 lm

U akuzua për tradhti dhe spiunim te Rusët, gjykata e dënon me 14 vite burg deputetin e Parlamentit të Moldavisë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Moldavisë tha se Yuri Bolboceanut i është ndaluar edhe shërbimi në zyra publike për katër vjet pasi të lirohet nga burgu.

Bolboceanu është arrestuar më 17 mars të vitit të kaluar.

Inteligjenca e Moldavisë dhe Shërbimi i Sigurisë kanë thënë në atë kohë se ai është kapur në një takim me një spiun rus.

Moldavia, ish-shtet sovjetik, për kohë të gjatë është duke luftuar midis ndikimit rus dhe aspiratave të saj evropiane.

Kthehu