Foto Galeri

Ish-deputeti ‘kaubojs’ tallet rëndë: Dua të lexoj edhe unë me ministren Kumbaro (foto)

               Publikuar në : 10:43 - 07/11/18 marsela

Ish-deputeti kaubojs, Eduart Ndocaj, ka shtuar dozat e ironisë pas histerisë së shpërthyer në rrjet pas një thënie të kopjuar nga ana e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Kaubojsi, me anë të një statusi dhe disa fotomontazheve, shpreh dëshirën që të lexojë me gratë eksponente të Rilindjes, ministret Mirela Kumbaro e Ota Xhaçka, por pa harruar Elisa Spiropalin.

Thënia e famshme që ka përdorur Kumbaro, është marrë nga mesazhi i një regjizori të njohur, i cili me një gjuhë të drejtpërdrejtë kërkonte sensibilizimin e mbarë botës, për të lexuar sa më shumë.

Por këshilltarët e Kumbaros, duke dashur që të tregohen “origjinalë”, nuk e kanë cituar shkrimtarin, duke e lënë shprehjen e fortë në gojë të ministres sonë të Kulturës dhe si gjetje të saj.

 

 

Kthehu