Kuriozitete

Indi, 18-vjeçarja detyrohet të martohet me një qen (video)

               Publikuar në : 14:48 - 07/12/18 marsela

Një ceremoni martesore tradicionale indiane, është zhvilluar në shtetin lindor indian Xharkand. Çdo gjë u krye sipas ritualit fisnor, përveç një elementi të “vogël”. Vajza 18-vjeçare u urdhërua nga pleqtë e fshatit të martohet me një qen. Magli Munda, shoqëroi “dhëndrin” e saj në një ceremoni të madhe, që synonte të hiqte mallkimin nga fati i keq.

Martesa në atë moment me një burrë, mendonin udhëheqësit e komunitetit, do të sillte shkatërrim në familjen e saj. Ndërkohë martesa me një qen mund të ndryshonte gjërat, duke e transferuar shpirtin e keq nga vajza tek qeni.

Mangli thotë se e beson plotësisht këtë gjë, në një kohë që premton se të të ardhmen planifikon të martohet me një burrë të vërtetë. “Përveç faktit se dhëndri është një qen, kemi ndjekur të gjitha zakonet. Ne e respektojmë qenin, sikur ta kishim një dhëndër normal. Dhe kemi shpenzuar si për një dasëm të vërtetë”- tha nëna e nuses, Seems Devi.

“Martesa” me kafshët, dhe kryesisht qentë, është një zakon që po përhapet me shpejtësi edhe në Perëndim.  Por këtu ndodh me shumë për humor, dhe nuk bazohet mbi asnjë zakon kulturor.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu