Kryesore

Incidenti me Martinajn, drejtori i policisë ish- i burgosur

               Publikuar në : 12:10 - 11/10/18 user

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka reaguar për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Burgjeve.

Sipas Strazimirit,  Enrik Sulejmani ka qenë i shkarkuar në vitin 2013 për shkak të dekriminalizimit. Sipas tij, ai ishte larguar nga detyra edhe  për shkak të presionit të opozitës.

Postimi i plotë në “Facebook”

Enrik Sulejmani shkarkohet per here te dyte!

Si u rimor në punë drejtori i shkarkuar për shkak të dekriminalizimit, pas presionit të opozitës në vitin 2013?!

Me Rilindjen, rilindin të gjithë; kriminelë që bëhen deputetë apo që kur nuk bëhen dot vetë, bëjnë baballarët deputetë.

Por rilindin edhe të tjerët pas tyre, e shembulli më i fundit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, ish i burgosur për trafikim qëniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Pergjithshem te Policise se Burgjeve ne vitin 2013!

Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve!

Po si u rikthye ne të njejtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani?

Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani?

Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin?

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu