Kryesore

Incident i rëndë ajror/ Përplasen dy avionë luftarakë, zhduken 6 pilotë

               Publikuar në : 07:57 - 06/12/18 user

Autoritetet po kërkojnë për gjashtë pilotët amerikanë të humbur. Ata rezultojnë të zhdukur pas përplasjes në ajër të dy avionëve luftarakë amerikanë në brigjet e Japonisë.

Shkaku i rrëzimit të dy avionë të Korpusit Detar të SHBA është ende i mister.

Ministria japoneze e mbrojtjes tha se ata kishin gjetur një nga shtatë pilotët që ndodheshin në dy avionë.

Besohet se aksidenti mund të ketë ndodhur gjatë shkëmbimit të karburantit, thanë zyrtarët amerikanë.

Autoritetet amerikane thanë se përplasja ndodhi rreth 200 milje larg bregut japonez.

Njëri avion tip “KC-130 Hercules” dhe tjetior tip “Hornet F / A-18”, ishin nisur nga Stacioni Ajror i Marinës Korpus, rreth 700 km në perëndim të Tokios.

Ata po zhvillonin stërvitje të rregullta dhe ishin në gatishmëri kur të ndodhte ndonjë “fatkeqësi”.

Një operacion kërkim-shpëtimi është në vazhdim, thanë zyrtarët amerikanë dhe japonezë.

Besohet se pesë pilotë ishin në bord KC-130, ndërsa dy ishin në F / A-18./Përshtati: Tirana Today/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu