Kultura

Ilir Meta mahnitet në Tropojë, pritet me këngë e valle

               Publikuar në : 18:19 - 12/10/18 S.N

Presidenti Ilir Meta ka qenë në Tropojë, ku është mahnitur nga pritja e qytetarëve. Meta ka kaluar një kohë të veçantë, teksa ka shijuar vallet e këngët tropojane.

Në një postim në Facebook, Meta ka postuar foto nga aktivitetit kishtuar “Kcimeve të Tropojës në UNESCO”. Presidenti jep mesazhin që thesaret e trashëgimisë kulturore e artistike duhet të promovohen nga institucionet tona.

Postimi i Metës:

Ardhja në Tropojë është përherë një kënaqësi dhe emocion i veçantë. Sidomos kur marr pjesë në një aktivitet të spikatur kulturor kushtuar “Kcimeve të Tropojës në UNESCO”. Shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, sidomos “Kcimet e Tropojës” nevojitet të promovohen nga institucionet tona, nga ato lokale e deri në shtetërore, për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Arritjen që kemi realizuar me Iso-polifoninë e Jugut në UNESCO ta pasojmë edhe me zhanre të trashëgimisë folklorike të trevës së Tropojës.🇦🇱

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu