Kryesore

I quajti ngelësa, por ‘u gjunjëzua’ para studentëve/ Rama firmos shfuqizimin e VKM-së

               Publikuar në : 16:21 - 06/12/18 lm

Vetëm një ditë më parë kryeministri u tall me protestën e studentëve të cilët kërkonin ka shfuqizuar pikën 4 të VKM-së që parashikonte tarifa shtesë për provimet e mbartura. Kryeministri Edi Rama dje i quajti studentët që protestonin ngelësa.

Por sot protesta e studentëve u bë akoma më e madhe madje sot u përhap në të gjitha universitetet publike të vendit.

Duke parë protestat e të gjithë studentëve në të gjithë Shqipërinë, kryeministri u tërhoq.

Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar pikën 4 të VKM-së që parashikonte tarifa shtesë për provimet e mbartura.

Në foto është dokumenti i pikës 4 të VKM të firmosur nga ministrja Nikolla dhe kryeministri Edi Rama.

Megjithatë studentët thonë se protestat nuk do të ndalen pasi kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave. Studentët kërkojnë edhe përgjysmimin e tarifës vjetore. Ata do të vijojnë protestën edhe ditën e nesërme.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:
Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji i arsimit të Lartë).

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu